Zyrtare: KF Llapi përforcohet me transferimin e portierit nga Afrika e Jugut

Zyrtare: KF Llapi përforcohet me transferimin e portierit nga Afrika e Jugut

KF Llapi përmes një njoftimi zyrtar ka konfirmuar se ka arritur transferimin e një futbollisti të ri.

Portieri Steven Hoffman i është bashkangjitur skuadrës kosovare, dhe ka nënshkruar kontratë një vjeçare, shkruan Sinjali Sportiv.

Futbollisti më parë kishte luajtur për Bidvest Wits FC, Vasco Da Gama si dhe Cape Umoya United FC.

Po ashtu, klubi njoftoi se Hoffman është i gatshëm të luajë që nga dita e nesërme./Aleanca.press/