Zemaj: Trend i mirë i zbatimit të masave nga ana e qytetarëve dhe bizneseve

Zemaj: Trend i mirë i zbatimit të masave nga ana e qytetarëve dhe bizneseve

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, bashkë me ministrin e Punëve të Brendshme (MPB), Agim Veliu, kanë takuar sot Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Zemaj ka thënë se kanë biseduar për menaxhimin e situatës me Covid-19.

Së bashku me z. Agim Veliu, ministër i Punëve të Brendshme dhe me z. Rashit Qalaj, drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Kosovës, biseduam rreth koordinimit të aktiviteteve për zbatimin e vendimeve të Qeverisë së Kosovës në menaxhimin e situatës me COVID-19”, ka thënë Zemaj.

Sipas tij, është një trend i mirë i zbatimit të masave nga ana e qytetarëve dhe bizneseve.

Vlerësuam se ka një trend të mirë të zbatimit të masave nga ana e qytetarëve dhe bizneseve. Kjo së fundi ka ndikuar drejtpërdrejtë në zvogëlimin e numrin të të infektuarve. Policia e Kosovës po bën një punë të shkëlqyer si institucion i zbatimit të ligjit, në zbatimin e masave të Qeverisë së Kosovës”, është shprehur ai.

Policia e Kosovës ka angazhuar 4 mijë pjesëtarë për zbatimin e vendimeve të Qeverisë së Kosovës.

Së bashku me z. Agim Veliu, ministër i Punëve të Brendshme dhe me z. Rashit Qalaj, drejtorin e Përgjithshëm të Policisë...

Posted by Armend Zemaj on E hënë, 20 korrik 2020