Zemaj kërkon nga kryeministri Hoti t’u paguhet shtesa punonjësve shëndetësor

Zemaj kërkon nga kryeministri Hoti t’u paguhet shtesa punonjësve shëndetësor

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj sot i ka kërkuar kryeministrit të Kosovës, Avdullah Hoti që t’iu paguhen shtesat punonjësve shëndetësor.

Këtë e ka bërë të ditur vet ministri Zemaj përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook.

Si ministër i Shëndetësisë sot kam kërkuar nga Kryeministri z. Avdullah Hoti, që deri në përfundim të pandemisë, punonjësve shëndetësorë t’u paguhet shtesa në të ardhura personale deri në 300 euro në muaj, bazuar në kategorizimin e bërë sipas rrezikshmërisë së drejtpërdrejtë nga virusi Covid-19. Kërkesë e cila gjeti mbeshtetjen dhe mirëkuptimin e Kryeministrit”, ka shkruar Zemaj./aleanca.press/