Ylli përforcohet me basketbollistin amerikan

Ylli përforcohet me basketbollistin amerikan

Skuadra e Golden Eagle Yllit ka zyrtarizuar transferimin e ri të skuadrës, amerikanin Charles Allen Gill Jr.

Gill luan në pozitën 4-5, ka njoftuar klubi.

“Pas lëndimeve të shumta si Gëzim Morina dhe Mitchel Willbekin, të cilët tash e sa kohë janë jashtë fushës, po ashtu dhe Demetris Morant ka pësuar një lëndim kështu që ende nuk dihet rikthimi i tyre”, thuhet në postimin në Facebook të skuadrës nga Suhareka.

Nesër Ylli do ta luajë ndeshjen e radhës ndaj Pejës në Karagaq, duke nisur nga ora 19:00./Aleanca.press/