Xhelal Sveçla pas vrasjes së trefishtë në Gllogjan: I bëj ultimatum vrasësit të dorëzohet sa më parë!

Xhelal Sveçla pas vrasjes së trefishtë në Gllogjan: I bëj ultimatum vrasësit të dorëzohet sa më parë!

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka thënë se kanë informacione të ndryshme lidhur me vrasjen e tre personave gjatë mbrëmjes së kaluar në Deçan.

Në një konferencë për media, ai i ka bërë thirrje vrasësit që të dorëzohet sa më parë.

Sveçla para mediave ka thënë se policia po i trajton informacionet që i ka një nga një.

“Kemi informacione të ndryshme, në rrugë të ndryshme, të cilat policia po i trajton një nga një. Unë i bëj ftesë, ultimatum vrasësit që të dorëzohet për shkak se çdo ditë i rëndon të tjerët. Kushdo që ndihmon vrasësit, përbën vepër të rëndë penale. Nuk ka solidaritet me vrasësin e dy nxënësve dhe shoferit”, ka thënë ai.

Sveçla ka konfirmuar se po koordinohen me AKI-në lidhur me zbardhjen e rastit.

Ndryshe, autobusi me nxënës që po udhëtonte nga Gjakova për në Deçan u sulmua të premten rreth orës 19:00.

Përpos shoferit kanë mbetur të vrarë edhe dy nxënës, ndërsa, një tjetër që është plagosur ndodhet në gjendje stabile./Aleanca.press/