VV-së s’i ngutet çështja e tërheqjes nga Trustit

VV-së s’i ngutet çështja e tërheqjes nga Trustit

Partia Demokratike e Kosovës ka propozuar që të ndryshohet rendi i ditës në Komisionin Parlamentar për Buxhet dhe që ndryshimi i Ligjit për Fondin Pensional të kalojë për shqyrtim nga pika e tetë e rendit të ditës në të dytën. Megjithatë Komisioni nuk e ka miratuar kërkesën.

Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu, ka iniciuar një ndryshim të këtij ligji duke kërkuar që qytetarëve t’u mundësohet tërheqja e një sasie nga Trusti për të tejkaluar krizën ekonomike. Qeveria ka dalë kundër propozimit, ndërsa Haxhiu është ankuar për vonesa nga komisioni.

Në këtë Komision, është miratuar raporti me rekomandime për akcizën e duhanit, i cili procedohet për lexim të dytë, si dhe projektligji për mbrojtjen e ajrit nga ndotja.

Miratim mori edhe Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit për Këshillit Prokurorial të Kosovës./Aleanca.press/