Voziti me 257 km/h në autostradën “Ibrahim Rugova”, gjobitet me 300 euro shoferi

Voziti me 257 km/h në autostradën “Ibrahim Rugova”, gjobitet me 300 euro shoferi

Një shofer ka vozitur me shpejtësi prej 257 km/h në autostradën “Ibrahim Rugova” më konkretisht në drejtimin për “Veternik”.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se përmes pamjeve të publikuara nga mediat ka arritur që ta identifikojë shoferin, ndaj të cilit edhe është shqiptuar gjobë prej 300 eurove.

“Duke u bazuar në video incizimet e publikuara në rrjete sociale ku shihet shoferi duke drejtuar automjetin në Autoudhën “Ibrahim Rugova”(Mazgit drejtimi Veternik) me shpejtësi 257 km/h në zonën ku kufizimi i shpejtësisë është 120 km/h. Është arritur që të identifikohet shoferi, ku sot me datë 28.01.2022 i njëjti ka pranuar kundërvajtjen dhe në prezencën e tij është shqiptuar fletëparaqitje për kundërvajtje sipas Ligjit 05/L-088 për rregullat e trafikut rrugor, neni 56 pika 2, (gjobë 300€, 3 pikë negative dhe 3 muaj i ndalohet drejtimi i mjetit me veprim motorik)”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Gjoba të tilla nga Policia e Kosovës janë duke vazhduar që të shqiptohen, falë ndihmës së mediave të cilat edhe po i bëjnë publike këto raste. /Aleanca.press/

Mund të jetë një imazh i makinë
Përshkrimi i fotografisë nuk është i disponueshëm.