Tolaj takon përfaqësuesit e Rugovës së Hasit

Tolaj takon përfaqësuesit e Rugovës së Hasit

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e AAK-së, Arbër Tolaj bashkë me zëvendësministrin e Bujqësisë, kanë pritur sot në një takim përfaqësuesit e Rugovës së Hasit dhe shefin e Grupit të Këshilltarëve të AAK-së në komunën e Gjakovës.

Këtë e ka bërë të ditur vet Tolaj përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook.

 “Takim pune në zyrën e Grupit Parlamentar të AAK, ku bashkë me zv. Ministrin e Bujqësisë, takuam përfaqësuesit e Rogovës së Hasit, dhe shefin e grupit të Ansambleistëve të AAK-së, në Komunën e Gjakovës Muharrem Musa, me ç'rast diskutuam për preokupimet dhe shqetësimet e tyre lidhur me demet natyrore të shkaktuara në këtë regjion, sikundër edhe domosdoshmërinë e kompenzimit material të dëmëve për vitin 2019, të vlerësuara nga komisionet përkatëse”, ka shkruar Tolaj./aleanca.press/