Thaçi takon komandantin e FSK-së: Rekrutimi i ushtarëve të rinj do të nisë së shpejti

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi sot ka takuar komandantin e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), Gjenerallejtënant Rrahman Ramën, ndërsa bëri të ditur se rekrutimi i ushtarëve të rinj do të nisë së shpejti.
Thaçi përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook ka thënë se Ushtrisë së Kosovës i është shtuar një kontingjent prej 42 automjetesh ushtarake amerikane “Humvee”.
“Një takim informues sot kisha me komandantin e Forcës së Sigurisë së Kosovës, gjenerallejtënant Rrahman Ramën. Ushtrisë së Kosovës nga dje i është shtuar një kontingjent prej 42 automjetesh ushtarake amerikane ‘Humvee’. Edhe rekrutimi i ushtarëve të rinj do të nisë së shpejti. Liria, shteti i pavarur dhe ushtria na japin identitetin dhe krenarinë e lirisë dhe demokracisë”, ka shkruar Thaçi.
#ushtriajonë #krenar