Thaçi sonte flet për intervistimin në Hagë

Thaçi sonte flet për intervistimin në Hagë

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi ka njoftuar se sontë nga ora 20:00 do të flas për intervistimin katërditor në Prokurorinë e Specializuar.

Thaçi dje në mbrëmje ka arritur në Kosovë, ku është pritur nga qindra qytetarë në Morinë. Ai ka thënë se qytetarët e kanë pritur krahëhapur në kohë të vështirë.

“Një falënderim nga zemra për Ju motra e vëllezër, që në këtë kohë të vështirë jo vetëm për shkak të pandemisë, sot më keni pritur krahëhapur si gjithmonë. Mirënjohje dhe falënderim për të gjithë qytetarët e Kosovës tonë krenare. Gjithmonë me Ju”, ka shkruar Thaçi.