Të enjten nis votimi për “Oscars 2022”, vjen reagimi nga Dua Lipa për filmin “Zgjoi”

Të enjten nis votimi për “Oscars 2022”, vjen reagimi nga Dua Lipa për filmin “Zgjoi”

Nesër (e enjte) do të nisë procesi i votimit të anëtarëve të jurisë për çmimin e Akademisë së Filmit, “Oscars 2022”.

Kosova për herë të parë është futur në listën e ngushtë në kategorinë “Filmi më i mirë ndërkombëtar” me “Hive” (Zgjoi).

Derisa është nisur një fushatë promovimi në rrjete sociale, përkrahje për këtë ka dhënë edhe këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa.

Ylli nga Kosova ka shpërndarë në InstaStory postimin që regjisorja Blerta Basholli ka publikuar në Instagram./Aleanca.press/