Stoltenberg: Jemi të gatshëm të përgjigjemi nëse Rusia zgjedh konfliktin e armatosur

Stoltenberg: Jemi të gatshëm të përgjigjemi nëse Rusia zgjedh konfliktin e armatosur

Jens Stoltenberg, sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, ka thënë se janë të gatshëm të rrisin praninë e trupave në Evropën Lindore dhe po w vëzhgojnë me vëmendje, ndërsa Rusia lëviz ushtarët dhe armët në Bjellorusi.

Stoltenberg gjithashtu tha se Moska po vendos mijëra trupa të gatshëm luftarakë, avionë dhe sisteme të armëve S-400 në fqinjin e saj, shkruan Aljazeera.

Nga ana e NATO-s, ne jemi të gatshëm të angazhohemi në dialog politik. Por ne jemi gjithashtu të gatshëm të përgjigjemi nëse Rusia zgjedh një konfrontim të konfliktit të armatosur”, tha Stoltenberg./Aleanca.press/