Sonte nisin inspektimet në 4 komuna

Sonte nisin inspektimet në 4 komuna

Inspektorati Sanitar dhe ai komunal sonte do të fillojnë një aksion për të parë se sa po zbatohen masat anti-COVID’19 të cilat janë vendosur nga Qeveria e Kosovës.

Ekipet e Inspeksioneve në vend do të vendosen në pesë komuna: Prishtinë (pesë grupe), Ferizaj (tri grupe), Mitrovicë ( dy grupe), Prizren (katër grupe), Gjilan (tri grupe).

Aksioni në fjalë parashihet të nis në ora 21:00.

Në bazë të vendimeve të institucioneve të vendit, dënimet të cilat shqiptohen variojnë nga  500 deri në 8 mijë euro, apo dënim me burgim deri në 12 vite