Solskjaer dëshiron përforcime në sezonin e ri për të konkurruar me rivalët

Solskjaer dëshiron përforcime në sezonin e ri për të konkurruar me rivalët

Ole Gunnar Solskjaer ka pranuar se Manchester Unitedi ka nevojë për transferime, në mënyrë që të konkurrojë me Manchester Cityn dhe Liverpoolin për titullin e Ligës Premier në sezonin e ardhshëm.

Në gjysmëfinalen e Ligës së Evropës, në të cilën Djajtë e Kuq u eliminuan nga Sevilla, trajneri nuk kishte opsione zëvendësimi në bankën rezerve.

Duke folur në konferencën për shtyp pas ndeshjes, norvegjezi është pyetur se sa do ta ketë të vështirë që në sezonin e ri ta ngushtojë diferencën me rivalët për titull.

Përgjigja e tij ishte se Unitedi ka nevojë për disa transferime të reja, në mënyrë që ta përmirësojë nivelin.

“Duhet ta përforcojmë skuadrën, sepse natyrisht se do të jetë një sezon i gjatë dhe kemi vetë dy javë pushim para se të rifillojmë”, ka deklaruar Solskjaer.