Shpërthim me tritol në shtëpinë e presidentit të FSHF-së

Shpërthim me tritol në shtëpinë e presidentit të FSHF-së

Tritol në shtëpinë e presidentit të FSHF-së, Armand Duka, në qytetin e Durrësit.  

Nuk dihet ende nëse ka të lënduar nga shpërthimi, por të dhënat e para janë se lënda eksplozive është vendosur në derën e shtëpisë.

Ngjarja ka ndodhur në një lagje pranë qendrës së qytetit të Durrësit.

Sipas mediumit shqiptar Syri presidenti i FSHF-së, Armand Duka është nisur në këto momente nga Tirana në drejtim të Durrësi. 

Kjo ngjarje vjen pas tensioneve mes Armand Dukës dhe kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj. 

Ndërkohë, në mesditë forcat e policisë shkuan te biznesi i familjes Duka me urdhër të Ramës dhe Veliajt. 

Gjithashtu, Veliaj paralajmëroi edhe me sulme nga ana e SPAK ndaj Dukës dhe zyrtarëve të tjerë të FSHF-së. 

Gjithçka lidhet me garën për presidentin e ardhshëm të FSHF, ku kandidojnë Armand Duka dhe Dritan Shakohoxha.

Edi Rama dhe Erion Veliaj kanë shpallur hapur planin e tyre për të shtënë në dorë edhe FSHF-në, institucion i cili siç shprehej Erion Veliaj në audiopërgjim, ishte ‘ishull i pavarur’, i pakapur ende./Aleanca.press/