Shkodra: Asfaltimi i rrugës Junik – Gjocaj do të ndihmojë zhvillimin ekonomik në Junik

Shkodra: Asfaltimi i rrugës Junik – Gjocaj do të ndihmojë zhvillimin ekonomik në Junik

Junikut, Agron Kuçi, kanë marrë pjesë në inaugurimin e projektit për asfaltimin e rrugës lokale Junik – Gjocaj.

Shkodra ka përgëzuar të parin e Junikut, Kuçin për punën e mirë që po e bëjnë për qytetarët junikas, ku falë përformancës që tyre, komuna është mbështetur me këtë projekt.

Përgëzoj kryetarin Agron Kuçi dhe kolegët e tij që falë performancës që tyre komuna është mbështetur me këtë projekt. Njëkohësisht, falënderim të posaçëm donatorëve të cilët po ashtu mbështetën këtë projekt”, ka thënë Shkodra.

Sipas saj, ky projekt ka impakt në zhvillimin e ekonomisë.

Asfaltimi i rrugës Junik – Gjocaj do të ndihmojë zhvillimin ekonomik përmes hapjes së shfrytëzimit të bukurive natyrore, gjegjësisht zhvillimin e turizmit. Kjo rrugë do të fuqizojë Junikun duke u bërë destinacion për turizmin përtej Kosovës”, ka thënë me këtë rast Shkodra.

Ky projekt është financuar nga granti i performancës komunale i cili bashkëfinancohet nga fondet e Ministrisë së Pushtetit Lokal, nga fondet e qeverisë Zvicerane përmes SDC/DEMOS, nga fondet e qeverisë Suedeze përmes SIDA-s dhe nga fondet e Qeverisë Norvegjeze përmes NORAD.