Rrahje mes dy personave në Podujevë, njëri përfundon në spital

Rrahje mes dy personave në Podujevë, njëri përfundon në spital

Sot rreth orës 19:00 ka ndodhur një përleshje fizike në udhëkryqin e rrugës “Nuhi Gashi” dhe “Ilir Kunushevci” në Podujevë.

Lajmin për Gazetën Sinjali, e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila thotë njëri prej tyre i lënduar është dërguar për trajtim mjekësor.

Ndërkaq, i dyshuari pas intervistimit me urdhër të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.

“Sot rreth orës 19:00, policia ka marrë informacionin se në udhëkryqin e rrugëve ‘Nuhi Gashi’ dhe ‘Ilir Kunushevci’ në Podujevë,  ka ndodhur një përleshje fizike mes dy personave. Personi i lënduar është dërguar për trajtim mjekësor, ndërkohë që i dyshuari pas intervistimit me urdhër të prokurorit është liruar në procedurë të rregull”, ka thënë Ahmeti./Aleanca.press/