Regjistrohen pesë raste të reja të vdekjeve me COVID-19 në Shqipëri

Regjistrohen pesë raste të reja të vdekjeve me COVID-19 në Shqipëri

Pesë persona kanë humbur betejën me COVID-19 në 24 orët e fundit në Shqipëri.

Ndërkohë, nga 5.621 testime kanë rezultuar pozitivë 1.615 prej tyre.

Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 125 pacientë, nga të cilët 7 janë në gjendje më të rënduar.

Janë 22.214 pacientë aktivë në të gjithë Shqipërinë./Aleanca.press/