Kryeministri Edi Rama viziton Kosovën

Kryeministri Edi Rama viziton Kosovën

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama pritet sot të vizitojë Kosovën.

Rama po e viziton Kosovën në një situatë mjaftë të vështirë pas zhvillimeve të fundit me ngritjen e aktakuzës nga Zyra e Prokurorit të Specializuar në Hagë, ndaj presidentit të vendit, Hashim Thaçi dhe kreut të PDK-së, Kadri Veseli.

Kujtojmë se të enjtën e javës së kaluar Rama ka mbajtur një fjalim në Kuvendin e Shqipërisë ku foli gjatë për luftën e pastër dhe të drejtë që ka bërë Ushtria Çlirimtare e Kosovës, dhe për komandantët e UÇK-së për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës./aleanca.press/