Rama i bjen pishman dhe tërheqë padinë ndaj Haradinajt

Rama i bjen pishman dhe tërheqë padinë ndaj Haradinajt

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, sot ka thënë se do ta tërheqë padinë që e kishte bërë ndaj ish-kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj.

Rama e kishte paditur Haradinajn, kur ky i fundit kishte deklaruar se Kryeministri shqiptar mund të kishte qenë pjesë e projektit për shkëmbim territoresh ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Tërheqja e padisë nga Rama vjen pasi që ish-kryeministri Haradinaj kishte refuzuar ta takojë Ramën, i cili realizojë një vizitë dy ditore në Kosovë, me arsyetimin se nuk ka asnjë kuptim që të takohen "paditësi dhe i padituri"!/aleanca.press/