Publikohet raporti i fundit i MSH-së/ Katër raste të reja me COVID-19

Publikohet raporti i fundit i MSH-së/ Katër raste të reja me COVID-19

Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur raportin e fundit për COVID-19 në vend, ku në 24 orët e fundit janë regjistruar vetëm katër raste të reja pozitive.

Sipas këtij njoftimi nuk ka asnjë të vdekur, si dhe janë shëruar 32 pacientë.

Raste aktive në Kosovë, aktualisht shënojnë 282, ndërsa doza të administruara në total, që nga fillimi i vaksinimit, janë 1.827.989./Aleanca.press/

May be an image of text