Protesta e së shtunës, AAK: Nuk jemi pjesë e organizimit

Protesta e së shtunës, AAK: Nuk jemi pjesë e organizimit

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës nuk është pjesë e organizmit të protestës së të shtunës kundër shtrenjtimit të energjisë elektrike.

Kështu thuhet në një njoftim të AAK-së

"Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës nuk është pjesë e organizmit të protestës së të shtunës, kundër shtrenjtimit të energjisë elektrike.

Ne kuptojmë shqetësimin e secilit për këtë çështje, njëherësh prapë i bëjmë thirrje Qeverisë që të tërhiqet nga shtrenjtimi i rrymës.

Gjithashtu, ne respektojmë vullnetin e secilit për pjesëmarrje në këtë protestë dhe apelojmë që të respektohen masat antiCOVID”, thuhet në njoftimin e AAK-së.

Ndryshe, mbrëmë edhe kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka thënë se nuk do të marrin pjesë në protestën kundër rritjes së çmimit të energjisë elektrike, e cila organizohet këtë të shtunë nga PSD-ja.

Megjithatë, Krasniqi deklaroi se subjekti që drejton nuk është kundër organizimit të këtyre protestave.