Propozimi për shtrenjtim të rrymës, qeveria ende nuk i ka dërguar komentet e saj në ZRrE

Propozimi për shtrenjtim të rrymës, qeveria ende nuk i ka dërguar komentet e saj në ZRrE

Kryeministri Albin Kurti ka deklaruar se qeveria e Kosovës do t’i dërgojë komentet e saj lidhur me shqyrtimin e çmimit të rrymës , mirëpo deri sot një gjë e tillë nuk është bërë.

Kanë mbetur tri ditë deri në afatin përfundimtar për dhënie të komenteve, mirëpo ZRrE ka njoftuar se ka pranuar komente nga Sekretariati i Komunitetit të Energjisë në Vjenë, Instituti për Politika Zhvillimore(INDEP), KOSTT, KEDS dhe KESCO.

ZRRE gjatë procesit të konsultimit publik, në kuadër të Shqyrtimin e Jashtëzakonshëm të tarifave të energjisë elektrike, deri më tani ka pranuar komente nga palë të ndryshme të interesit, si: Sekretariati i Komunitetit të Energjisë në Vjenë, Instituti për Politika Zhvillimore (INDEP), Operatorët e rregulluar KOSTT, KEDS dhe KESCO”, thuhet në njoftimin e ZRrE-së.

Kjo zyrë ka njoftuar se është duke pranuar komente edhe nga konsumatorët dhe të njëjta do t’i publikojë gjatë ditëve në vijim.

Gjithashtu ZRRE është duke pranuar komente nga konsumatorët e energjisë elektrike, të cilat do t’i përmbledhë dhe do t’i publikojë gjatë ditëve në vijim”, thuhet tutje./Aleanca.press/