Prishtinë: U kap me drogë dhe kishte urdhëresë nga gjykata, 28-vjeçari dërgohet në burg

Prishtinë: U kap me drogë dhe kishte urdhëresë nga gjykata, 28-vjeçari dërgohet në burg

Policia e Kosovës ka kryer dje kontroll ndaj një personi, të cilit ia ka gjetur dhe sekuestruar një sasi të konsiderueshme të marihuanës.

Policia ka njoftuar se rasti ka ndodhur në rrugën “Mehmet Gradica” në Prishtinë rreth orës 22:00.

Ndaj të dyshuarit, J.G, ka pasur edhe një urdhëresë gjykate dhe pas arrestimit është dërguar në përmbushje të dënimit me burg.

Policia ka njoftuar se ndaj 28-vjeçarit është iniciuar një hetim për veprën posedim të paautorizuar të substancave narkotike, psikotrope ose analoge.

Njoftimi i plotë:

Prishtinë, 28 janar 2022 – Policia e rajonit të Prishtinës në kuadër të punës së saj për parandalimin e veprimtarive kriminale që po i sjellin dëme shoqërisë, ka intensifikuar veprimet e saja në drejtim të identifikimit dhe kapjes së personave që kanë qenë të përfshirë në raste kriminale si dhe janë të kërkuar me urdhëresë gjykate.

Kësisoj, më datë 27.01.2022 rreth orës 22:00, në rrugën “Mehmet Gradica” në Prishtinë policia duke u mbështetur mbi bazën e dyshimit të arsyeshëm, si rezultat i një pune hetimore paraprake, ka kryer një kontroll personi ndaj një të dyshuari me ç’ rast ka gjetur dhe sekuestruar një sasi të konsiderueshme të substancës narkotike që dyshohet të jetë e llojit kanabis (marihuana).

I dyshuari;•J. G, mashkull, 28 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, është arrestuar dhe me rekomandimin e prokurorit të shtetit ndaj tij është iniciuar një hetim për veprën posedim të paautorizuar të substancave narkotike, psikotrope ose analoge.

Ndërkohë që ky i dyshuar ka qenë i kërkuar edhe me urdhëresë gjykate i njëjti pas arrestimit është dërguar në përmbushje të dënimit me burg, konform urdhëresës së sipër cekur./Aleanca.press/