Policia vazhdon me gjoba për kundërvajtësit, kësaj radhe dënohen katër shoferë nga Ferizaj

Policia vazhdon me gjoba për kundërvajtësit, kësaj radhe dënohen katër shoferë nga Ferizaj

Policia e Kosovës po vazhdon që të shqiptojë gjoba ndaj atyre të cilët po bëjnë kundërvajtje në trafik.

Kësaj radhe janë gjobitur katër shoferë nga rajoni i Ferizajt, ku sipas Policisë, kanë bërë tejkalim në vijë të plotë.

“Policët nga Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor të Ferizajt i kanë marr veprimet e nevojshme policore dhe sot kanë ndaluar 4 shoferë në lokacione të ndryshme të cilët me automjetet e udhëtarëve shkaktuan kundërvajtje në komunikacion, tejkalim në vijë të plotë”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Ndaj këtyre personave janë shqiptuar gjoba prej 150 eurove.

“Në lidhje me këtë policia, ndaj këtyre shoferëve u shqiptoi nga një gjobë sipas ligjit të komunikacionit rrugor, 150 euro, 2 pikë negative dhe 3 muaj heqje e patent shoferit. Ata në tërësi i pranuan kundërvajtjet e shkaktuara”, deklaruan nga Policia e Kosovës./Aleanca.press/

Përshkrimi i fotografisë nuk është i disponueshëm.
Përshkrimi i fotografisë nuk është i disponueshëm.
Përshkrimi i fotografisë nuk është i disponueshëm.
Përshkrimi i fotografisë nuk është i disponueshëm.