Pirlo i pakënaqur, i çon një mesazh Interit

Pirlo i pakënaqur, i çon një mesazh Interit

Trajneri i Juventus, Andrea Pirlo, është shprehur i pakënaqur me disa gabime të mesfushorëve në ndeshjen ndaj Sassuolo në kuadër të xhiros së 17-të të Serie A.


Juventus e fitoi ndeshjen ndaj Sassuolo me rezultat 3-1, por tekniku italian u shpreh i pakënaqur me disa nga gabimet e ekipit, ku tha se nëse duan të fitojnë ndeshje të rëndësishme dhe të luftojnë për titull, këto gabime duhet të minimizohen, transmeton lajmi.net.

“Ishte e rëndësishme të fitonim sonte, por duhet të shikojmë vetën tonë, kemi vuajtur pas avantazhit sepse ishim paksa të çrregulluar. Por, tre pikë ishin të rëndësishme”, tha ai.

“Tek goli i Defrel, nuk më pëlqeu mënyra se si reaguan mesfushorët dhe pozicionimi i mbrojtësve, Demiral duhej të ishte më i koncentruar ndërsa Bonucci më afër tij”, tha strategu italian.

Ai u pyet edhe për ndeshjen ndaj Inter.

Jemi Juventusi! Ne këmi presionin ti fitojmë të gjitha ndeshjet, por në jemi pak larg në tabelë dhe jemi të koncentruar vetëm tek vetja jonë, ne i qasemi këtyre ndeshjeve si të ishin një finale. Pastaj pas disa muajsh shikojmë se ku kemi arritur”, tha Pirlo.

Kur keni këso lloj ndeshje afër, motivimi shtohet dhe koncentrimi duhet të rritet, ne kemi lojtarë kampion që jetojnë vetëm për këso lloj momente, kështu që njëherë përgatitemi për Coppa Italia të mërkurën dhe pastaj do të jemi gati për Inter”, përfundoi Andrea Pirlo./Aleanca.press/