Për nder të Ditës së Çlirimit, nesër homazhe në Kompleksin Memorial të Shqiponjës

Për nder të Ditës së Çlirimit, nesër homazhe në Kompleksin Memorial të Shqiponjës

Nesër me datë 17.05.2022 me rastin e Ditës së Çlirimit të fshatit Shqiponjë, bëhen homazhe në Kompleksin Memorial të këtij fshati.

Kështu ka bërë të ditur ish-komandanti i UÇK-së në rrafshin e Dukagjinit, Gjeneral Lahi Brahimaj.

Njoftimi i plote:

Të dashur familjarë të Dëshmorëve dhe bashkëluftëtarë,

Të nderuar qytetarë,

Me rastin e Ditës së Çlirimit të Shqiponjës, qendrës së rezistencës për liri, me 17 maj, në ora 12:00, bëjmë homazhe në Kompleksin Memorial të Shqiponjës (Jabllanicë e Dushkajës).

Në këtë ditë të shënuar historike, ju ftojmë që së bashku të nderojmë të rënët për liri!