Pas zhvillimeve të fundit në Kosovë, mblidhet Qeveria

Pas zhvillimeve të fundit në Kosovë, mblidhet Qeveria

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka thirrur në orën 09:00 mbledhje të ekzekutivit.

Në një njoftim të nisur nga Qeveria bëhet e ditur se mbledhja do të mbahet në mëngjes.

Pas kësaj mbledhje, Hoti do të dalë të flas në konferencë para gazetarëve.

Kjo mbledhje e Qeverisë vjen një ditë pas arrestimit nga Specialja të tashmë ish-presidentit të vendit, Hashim Thaçit, ish-kreut të PDK-së, Kadri Veselit, shefit të grupit parlamentar të LVV-së, Rexhep Selimi dhe ish-kryeparlamentarit Jakup Krasniqi.