Pas surprizës që i bëri Monikës, Arjola Demiri e zhgënjyer nga Fifi

Pas surprizës që i bëri Monikës, Arjola Demiri e zhgënjyer nga Fifi

Gjatë spektaklit të së martës, në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, ‘BBV’, ka hyrë dhe ish-konkurrentja e këtij edicioni, Fifi.

Ajo kishte ardhur që t’i përgatiste një surprizë mikes së saj, Monika Lubonjës që e njohu gjatë rrugëtimit në shtëpi.

Të dyja ata kaluan disa aste mjaft emocionuese në shoqërinë e njëra-tjetrës teksa Fifi i këndoi këngën ‘Diell’të kompozuar nga vetë ajo.

Ajo u takua gjithashtu me banorët e tjerë të mbetur në shtëpi por duket se takimin me të përzemërt e pati me Donaldin, ku i tregoi dhe tatuazhin “Filoqyl”.

Edhe më herët për Vit të Ri ajo i ka folur atij nga studio dhe e ka inkurajuar.

Mirëpo, mesa duket e gjithë kjo situatë dhe afrimitet midis Fifit dhe Donaldit Arjolës i është dukur e papritur.

Në një bisedë me Einxhel ajo shprehet se “nuk e kupton dashurinë e madhe që i ka lindur Fifit për Donaldin”. Ajo shprehet se ka qenë ajo dhe njerëz të tjerë që i kanë qëndruar pranë në momentet e saj më të vështira.

Një gjë që më bën shumë habi është dashuria e madhe e Fifit kundrejt Donaldit. Fifi ka pasur dikë shumë më afër se ç’ka patur Donaldin. Nëse do Monikën, duhet të mbështesësh Monikën.”