Para 15 vjetësh u postua ‘cicërima’ e parë në Twitter

Para 15 vjetësh u postua ‘cicërima’ e parë në Twitter

15 vjet më parë është publikuar postimi i parë në rrjetin social Twitter.

Këtë e kishte bërë drejtori i Twitterit, Jack Dorsey, ku kishte shkruar “sapo krijova Twitterin tim”.

Twitteri ishte themeluar më 21 mars në San Francisco ndërsa ishte lansuar për publikun më 15 korrik të vitit 2006.

Në bazë të statistikave, Twitteri ka rreth 187 milionë përdorues në mbarë botën. Më së shumti ka në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Japoni, Indi dhe Britani të Madhe. /Aleanca.press/