Pamje të rënda, momenti kur ushtari ukrainas vret pesë kolegët e tij

Pamje të rënda, momenti kur ushtari ukrainas vret pesë kolegët e tij

Rekruti i ushtrisë ukrainase, Artem Ryabchuk ka vrarë pesë shokët e tij. Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm në një fabrikë ushtarake në Dniepër.

Nuk dihen ende motivet e vrasjes, ndërsa autori është kapur pas pak orësh.

Mediat ukrainase kanë publikuar pamjet e rënda kur rekruti fillon krimin ndaj shokëve të tij.

Ryabchuk kishte në posedim një armë kallashnikov dhe 200 fishekë.

Rekruti kishte filluar shërbimin që 3 muaj ndërsa krimin e kreu në momentin kur ndërrimi duhej të dorëzonte armët.