Nuk ndalet Haradinaj: Zbrit në tokë o Kryeministër!

Nuk ndalet Haradinaj: Zbrit në tokë o Kryeministër!

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj ka vazhduar edhe sot me reagime të ashpra ndaj qeverisë Kurti për masat e pakuptimta ndaj pandemisë.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Haradinaj i ka kujtuar kryeministrit Kurti thirrjen e Organizatës Botërore të Shëndetësisë e cila vlerëson se ndalimi i udhëtimit nuk e parandalon përhapjen e virusit.

Organizata Botërore e Shëndetësisë del me vlerësimin se ndalimi i udhëtimeve nuk e parandalon përhapjen e virusit e Qeveria jonë i bllokon shqiptarët me hy në Kosovë e ata që janë brenda i mbyll me orë policore në shtëpi! Zbrit në tokë o Kryeministër!”, ka shkruar Haradinaj.