Njihuni me gjyshen shqiptare, që është bërë një yll në ‘Tik Tok’!

Njihuni me gjyshen shqiptare, që është bërë një yll në ‘Tik Tok’!

Një gjyshe 57-vjeçare, Burbuqe Elezi është bërë ylli i “Tokok”-ut. Shqiptarja jeton prej 22 vjetësh në Florida (SHBA), por nuk i harron kulturën dhe traditat tona.

Ajo shihet në “Tik Tok”, duke kënduar edhe kërcyer këngë e vallë shqiptare. Gjyshja 57-vjeçare rrëfeu në “Wake Up” në Top Channel se njerëzit e duan shumë në këtë rrjet social dhe mesazhet që merr janë shumë të bukura.

“Njerëzit më falëndojnë për buzëqeshjen, pëlqejnë buzëqeshjen time, mënyrën e të veshurit. Mua më pëlqen “Tik Tok”-u, është qejf, është bukur. Pse të mos ketë edhe gra të tjera”, tha 57-vjeçarja.

Gjithashtu, gruaja u shpreh: “Jeta sociale këtu në SHBA nuk ekziston, nuk ka ato gjëra të bukura që ka Shqipëria”.

Burbuqja tregoi me shaka se i shoqi ishte kundër dhe herë pas here i thoshte: “Shkallove”./Aleanca.press/