Nis hartimi i Strategjisë kundër korrupsionit 2021-2025

Nis hartimi i Strategjisë kundër korrupsionit 2021-2025

Zëvendëskryeministri i parë i Qeverisë, Besnik Tahiri ka takuar sot Drejtorin e Agjencisë Kundër Korrupsionit, Shaip Havolli me të cilin ka biseduar rreth hartimit të strategjisë së re për luftimin e kësaj dukurie në nivel vendi.

Ai përmes një postimi në Facebook ka thënë se kanë filluar procesin e hartimit të Strategjisë kundër korrupsionit për periudhën 2021-2025.

“Sot, filluam procesin e hartimit të Strategjisë kundër korrupsionit për periudhën 2021-2025. Në takim me Drejtorin e Agjencisë Kundër Korrupsionit, z. Shaip Havolli, theksova se ky proces është një nga prioritetet e mia kryesore të cilit do t’i përkushtohem dhe do të mbështes në drejtimin strategjik të këtij procesi me rëndësi për vendin”, ka shkruar Tahiri.

Tahiri ka bërë të ditur se strategjia e re Kundër Korrupsionit do të mbështetet në katër shtylla.

“Strategjia e re Kundër Korrupsionit do të mbështetet në katër shtylla: 1) Sektorin politik publik; 2) Administratën shtetërore (nivelin qendror dhe lokal); 3) Zbatimin e ligjit dhe gjyqësorit; si dhe 4) Menaxhimin e financave publike”, ka shtuar ai.

 

Postimi i plotë:

Nis hartimi i Strategjisë kundër korrupsionit 2021-2025

Sot, filluam procesin e hartimit të Strategjisë kundër korrupsionit për periudhën 2021-2025. Në takim me Drejtorin e Agjencisë Kundër Korrupsionit, z. Shaip Havolli, theksova se ky proces është një nga prioritetet e mia kryesore të cilit do t’i përkushtohem dhe do të mbështes në drejtimin strategjik të këtij procesi me rëndësi për vendin.

Strategjia e re Kundër Korrupsionit do të mbështetet në katër shtylla: 1) Sektorin politik publik; 2) Administratën shtetërore (nivelin qendror dhe lokal); 3) Zbatimin e ligjit dhe gjyqësorit; si dhe 4) Menaxhimin e financave publike.

Në fund u zotova se ky proces do të jetë gjithëpërfshirës, duke përfshirë institucionet qendrore dhe lokale, shoqërinë civile, mediat dhe ekspertë vendorë dhe ndërkombëtarë, për të siguruar mbështetjen, por edhe konsensusin shoqëror dhe politik në luftimin e korrupsionit në nivel të vendit./aleanca.press/