Ndërrimi i gypit në Zhabarë, ujësjellësi në Mitrovicë ka një njoftim për konsumatorët

Ndërrimi i gypit në Zhabarë, ujësjellësi në Mitrovicë ka një njoftim për konsumatorët

Kompania Rajonale Ujësjellesi “Mitrovica” ka njoftuar se sot do të bëhet ndërrimi i gypit në Zhabarë dhe se për këtë nuk do të ketë ndërprerje të ujit.

Përmes një njoftimi, ujësjellësi ka bërë të ditur se ndërprerje nuk do të ketë as në pjesët tjera të qytetit.

“Mitrovicë, 26 Prill – Sot, do të punohet në Zhabarë në rrugen “Gani Haxha” ku do te bëhet ndërrimi i gypit të ujit, por ndërprerje të ujit nuk do të ketë. Ndërprerje të ujit nuk do të ketë as në pjeset tjera të qytetit. Ju përshëndesim!”, thuhet në njoftim./Aleanca.press/