Nata e futbollistëve shqiptarë, tre gola të shënuar dhe dy asistime (Video)

Nata e futbollistëve shqiptarë, tre gola të shënuar dhe dy asistime (Video)

Sonte ishte nata e futbollistëve shqiptarë, pasi që disa nga ta arritën të shënojnë gola e disa prej tyre asistuan.

Në ndeshjen e zhvilluar në mes Atalantas dhe Lazios, arritën të shënojnë Berat Gjimshiti dhe Vedat Muriqi.

Gol sonte arriti të shënojë edhe futbollisti i Vitesses, Armando Broja.

Kurse, në anën tjetër Besar Halimi asistoi në ndeshjen e Sandhausen të zhvilluar kundër Darmstadt.

Asist sonte bëri edhe futbollisti i Kombëtares së Kosvës, Ibrahim Dresevic në ndeshjen e zhvilluar në mes Heerenveen dhe Feyenoord./Aleanca.press/