Mustafa: Sa ta marrë veten, takohem me Haradinajn për t’i diskutuar të gjitha çështjet

Mustafa: Sa ta marrë veten, takohem me Haradinajn për t’i diskutuar të gjitha çështjet

Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës  (LDK), Isa Mustafa, ka reaguar ndaj kritikave të partnerit të koalicionit, kryetarit të AAK-së, Ramush Haradinajt, pasi ky i fundit ka kritikuar kryeministrin Hoti për mungesë koordnimi për dialogun Kosovë-Serbi.

Mustafa  ka thënë se shumë shpejt do ta takoj kreun e AAK-së, Ramush Haradinajn, për t’i diskutuar përçarjet që janë shfaqur ditëve të fundit në media, nga partnerët e koalicionit.

Unë jam ballafaquar me Covid deri para pak ditësh. Sa ta marrë veten, do të takohem me z. Haradinaj. Do t’i bisedojmë të gjitha çështjet të cilat po hapen ne media. Koalicioni është themeluar mbi bazat e besimit reciprok, prandaj do të investojmë që ky besim të kultivohet”, ka thënë Mustafa për gazetën Objektiv.

Kujtojmë se mbrëm gjatë një interviste në Televizionin Publik, kryetari AAK-së, Ramush Haradinaj, tha se nuk i beson Qeverisë Hoti përballë dialogut me Serbinë.

Ai shtoi se partia e tij nuk është pjesë e dialogut me Serbinë, e për këtë gishtin e ka drejtuar nga kryeministri Avdulalh Hoti.

Nëse kryeministri punon vet si LDK, e mban vet përgjegjësinë vet si LDK, aktualisht çdo gjë që është duke ndodhur në dialog kryeministri Hoti është duke punuar vet si LDK pa mu, sepse mu nuk më ka marrë në tavolinë kur është ulë në tavolinë me Serbinë, jo mua, se unë s’jam pjesë e delegacionit, po s’e ka marrë njeriun që ia kam dhënë me vetë për të cilin unë e kam dialogu. Unë nuk jam pjesë e këtij dialogu”, tha Haradinaj për televizionin publik.