Muriqi refuzon transferimin te skuadra franceze

Muriqi refuzon transferimin te skuadra franceze

Vedat Muriqi ka refuzuar ofertën e klubit francez, Saint-Etienne.

Sulmuesi i Lazios, Vedat Muriqi, ka refuzuar një ofertë nga skuadra franceze Saint-Etienne, pretendon Tuttosport.

Skuadra e Ligue 1 shpresonte të joshte sulmuesin teksa synojnë të rrisin shpresat e tyre për mbijetesë, por ai nuk është i interesuar të bëjë këtë lëvizje.

Ekipi francez i ka ofruar 1 milion euro pagë në sezon për sulmuesin kosovar. Muriqi te Lazio i fiton 2.2 milionë euro neto në vit.

E kjo duket të jetë arsyeja pse sulmuesi i Kosovës e ka refuzuar Saint-Etienne./Aleanca.press/