MSh-ja tregon se kur do të dalin shtesat e punëtorëve shëndetësorë

MSh-ja tregon se kur do të dalin shtesat e punëtorëve shëndetësorë

Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se pagesa e shtesës prej 10% të pagës bazë për punëtorët shëndetësore do të bëhet me pagën e muajit shkurt.

Sipas njoftimit në këtë muaj do të dalin shtesat edhe për janarin.

Ministria e Shëndetësisë informon se për shkak se agregimi i të dhënave për një numër të madh të profesionistëve shëndetësorë dhe stafit mbështetës nga dhjetëra organizata buxhetore do të marr një kohë, pagesa e 10% të pagës bazë, do të bëhet me pagën e muajit shkurt, në mënyrë retroaktive edhe për muajin janar 2022”, thuhet në njoftim.

Më 26 janar 2022, Qeveria e Kosovës ka ndarë 5.6 milionë euro për pagesën shtesë për profesionistët shëndetësor dhe stafin mbështetës në sektorin publik./Aleanca.press/