Mosha e viktimave që humbën jetën nga COVID-19 në Kosovë

Mosha e viktimave që humbën jetën nga COVID-19 në Kosovë

Ministria e shëndetësisë ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë, katër persona kanë ndërruar jetë si pasojë e infektimit me koronavirus dhe 3.617  persona kanë rezultuar pozitiv.

MSH ka bërë të ditur se personat që ndërruan jetë janë të gjinisë mashkullore.

Gjithashtu në njoftim bëhet e ditur se një person ka ndërruar jetë mbi moshën 50 vjeçare, ndërsa tre te tjerë mbi moshën 80 vjeçare.

Që nga fillimi i pandemisë në Kosovë kanë ndërruar 3.012 persona.  /Aleanca.press/