Morena Taraku nuk lë vend për imagjinatë, ekspozon gjoksin në fustanin me dekolte të hapur

Morena Taraku nuk lë vend për imagjinatë, ekspozon gjoksin në fustanin me dekolte të hapur

Morena Taraku është një prej femrave më joshëse të estradës shqiptare, dhe këtë e dëshmon me secilin postim që bën në rrjetet sociale.

Bukuroshja zeshkane numëron mbi 1.4 milion ndjekës në llogarinë e Instagram-it, e ku sjell imazhe tejet provokuese, ashtu siç ka vepruar edhe këtë herë.

28-vjeçarja postoi një imazh tërheqëse, teksa shihet duke pozuar para pasqyrës e veshur me një fustan të shkurtër me prerje të theksuar tek gjoksi dhe këmbët.

Ish-Missi dhe këngëtarja e njohur mbuloi fytyrën, teksa flokët e gjata i vendosi sipër supeve, ndërsa kompletoi dukje me aksesor.

Ndërsa, krahas postimeve në Instagram ku sjell imazhe dhe video nga përditshmëria, Morena prej kohësh nuk ka realizuar një projekt muzikor, kënga e saj e fundit është “Money”, bashkëpunimi me reperin Fero.

Ndryshe, ajo së fundmi është komentuar edhe për jetën e saj private, ku u tha se është në lidhje dashurie me këngëtarin turk, Berdan Mardin, por që të dy kanë heshtur lidhur me këto thashetheme. /Aleanca.press/