Metodat neokomuniste apo manipulimi i masave

Metodat neokomuniste apo manipulimi i masave

Artikulli i tretë në serinë e artikujve për neokomunizmin. 


Shkruan: Lulëzim BLAKA

Metodat neokomuniste ngjasojnë në shkallë shumë të lartë me metodat klasike komuniste. Do t’i shpjegojmë disa nga to, me shembuj përkatës. 

Gënjeshtra e orkestruar, përhapja e dezinformatave të tmerrshme për kundërshtarët, linçimi dhe frikësimi i tyre

Mbjellja e genjeshtrave në mënyrë të orkestruar, derisa ajo të bëhet “e vërtetë” në mendjen e masave. 
Neokomunistët mobilizojnë numër të madh të njerëzve, që të shpërhapin një gënjeshtër, apo gjysëm të vërtetë të shtrembëruar, në mënyrë që të diskreditojnë kundërshtarin. 
Mund të ju kujtohet gënjeshtra e Zhlebit dhe Çakorrit, ku arritën të bindin masat, se këto iu falën Malit të Zi, përkundër marrëveshjes ndërkombëtare për korigjimin e demarkimit fillestar në këto dy pika. 
“Zbrazja e rezervave të shtetit”, gënjeshtër e kulluar, por në të cilën besojnë masat e manipuluara. Ajo u orkestrua me të gjitha mjetet e mundshme që neokomunistët kosovarë i kishin në dispozicion. Fakt ishte që janë shpenzuar deri në fund të muajit dhjetor 2019, fondi rezervë i Zyrës së Kryeministrit, ashtu si edhe duhet të shpenzohet secili cent i buxhetit, në mënyrë që një qeveri të jetë e suksesshme. Fondin rezervë 7 milionë euro të ZKM, neokomunistët e ngulitën te masa e manipuluar si “rezerva shtetërore” e cila në fakt mbetet e paprekur dhe është në lartësinë e 400 milionë eurove. 
A ju kujtohen shpifjet e gënjeshtrat e orkestruara kundër luftëtarëve të UÇK-së, shpifje që shkonin deri në demonizim total të tyre?
A e përcjellni veprimtarinë e “Grupit Koha” dhe ideologut neokomunist Surroi?
Kujtoni linçimin e të rinjve të angazhuar në qeveri, vetëm pse nuk janë pjesë e agjendave të tyre, edhe pse çdo ditë proklamojnë përfshirjen e “rinisë në politikë”.  


Populizmi, viktimizimi dhe “pafajësia

Neokomunistët kosovarë, e përdorën këtë pikë për të ardhur në pushtet. Përderisa merrnin paga deri në 2500 euro dhe donacione milionëshe nga kompanitë vendore dhe donatorët ndërkombëtar (Soros, Rockfeller etj), ata paraqiteshin shumë modest. Masa e manipuluar, mendon se liderët neokomunist kosovarë, jetojnë “me qira”, “nuk kanë as makina, por ecin në punë në këmbë” e të ngjashme. 
Manipulimin e vazhduan edhe me uljen e shpenzimeve të reprezentacionit, e zyrat qeveritare kundërmonin erë djathi e turshie, për senduiqët e neokomunistëve. Në fakt, kursimet mund të vlerësohen në dhjetëra mijëra euro, por dëmi afatgjatë që i sollën vendit, shkatërrimi ekonomik në emër të pandemisë e të tjera, i tejkalon “kursimet e tyre”. 
Ngritja e kauzave populiste është specialitet i tyre. Ata u nisën që “Kosovën ta bëjnë Shqipëri”, qëllim që e harruan dhe nuk e përfshin në programin e tyre. 
Ata thanë se ne do tua hapim sytë njerëzve, e në fakt i izoluan ata me orë policore e mbyllën me maska gojët e tyre. 
Ata u nisën me kurrizin drejt, duke sharë e mallkuar të gjithë, por përfunduan duke u përulur te Akademik Isa Mustafa, që e quanin më parë “tradhëtar”, “Esat Pashë” e të ngjashme. 
Neokomunistët mbyllën kufijtë shtetërorë me Serbinë, në dimrin e ftohtë, me aktivistët e tyre që i manipuluan, e në momentin që erdhën në pushtet, hapën kufijtë, hoqën taksën për mallërat serbe, morën ndihma nga Serbia në mjekë e mjete shëndetësore. 
Ata u ngritën duke e bërë kauzë emrin e Astrit Deharit, një djaloshi patriot nga një familje e shkëlqyeshme kombëtare, por edhe pse kishin në dorë edhe drejtësinë edhe policinë, por edhe raportin ndërkombëtar të rastit, nuk ngritën asnje aktakuzë për fajtorët e mundshëm. Kur ishin në pushtet, ata u bën shkaktar të vdekjes së një djaloshi të pafajshëm, Agon Musliu, që në gjendje të depresionit të thellë, u mbyll në karantinë, përderisa nga ajo liroheshin veprimtarët neokomunistë. 
Njerëzit anonimë, brenda natës shndërroheshin në emra të njohur, pasi që duke luajtur rolin e viktimës, bëheshin personazhe mediatike, duke gjuajtur me ngjyrë rektorin e Universitetit, apo duke u vetdorëzuar në dorë të policisë në kohë protestash, apo edhe duke bërë aktrime histerike e skizofrenike, se janë rrahur e keqtrajtuar, siç është rasti i personave “që intervenuan ta shpëtojnë” personin që tentoi të pengojë presidentin të mbajë konferencën për media. 


Përdorimi i “aktorëve” (njerëz të dashur për popullin, prej komedianëve e deri te veteranët e varfër, që paguhen për tu paraqitur me tema të ndryshme)


Një “veteran i varfër”, që ka në pronësi 3 shtëpi, që ka 3 gra e 3 palë fëmijë, e që jetën e ka kaluar në kazino e kafene, u paraqit në emision televiziv si një i varfër që kërkon ushqim në kontenjerë. Për ata që se njohin, ai aktroi shkëlqyeshëm dhe sigurisht që ka prekur masat dhe i ka ndërsyer ata të gjykojnë bashkëluftëtarët e tij që nuk e kanë ndihmuar dhe e kanë lënë në atë gjendje. 
Çdo ditë shohim skeçe humoristike ku tallet Lufta Çlirimtare, himni kombëtar e vlera të tjera të shenjta, në emër të “post-modernizmit” dhe “teorisë kritike”? Ndërkohë që për neokomunistët është i panevojshëm miratimi i një ligji për mbrojtjen e vlerave të luftës, pikërisht nga këta matrapazë “post-modernist”. 
Aktorë të njëjtë janë edhe vet ish ministrat dhe deputetët e tyre. Aktrimi i tyre se sa shumë e “dojnë Atdheun” është për duartrokitje. Përderisa kundërshtojnë “ashpër” Gjykatën Speciale, ata pothuajse përjetuan orgazëm, kur kundërshtarët e tyre politikë u ftuan nga po kjo gjykatë.

Infiltrimi në media dhe qeveri 

Neokomunistët, me ndihmën financiare të Sorosit me kompani, arritën të fusin në dorë shumë shtëpi mediatike në Kosovë. Grupi Koha, ka qenë prej fillimit në shërbim të tyre. BIRN, që financohet nga Rockfeller poashtu. Fuqia mediatike e tyre nuk është e vogël. Përkundrazi. Ata kanë fuqi të madhe dhe hapësirë, besa edhe në televisionin publik. 
Ndërkohë, në qeveri, në çdo institucion, fatmirësisht jo në numër të madh, ka neokomunistë të punësuar. Ata i furnizojnë shefat e tyre me informacione, nga të cilat ata servojnë shpifjet dhe gënjeshtrat e radhës, për realizimin e agjendave të tyre. 
Fatmirësisht, instalimi i “shtetit paralel”, që është ëndërr e neokomunistëve në të gjitha shtetet e botës, nuk ka arritur të ndodh. Prandaj, ata me plotë gojë flasin për “shtetin e kapur”, sepse nuk arritën dot ta kapin për vete e qëllimet e tyre. 

Fshehja pas liberalizmit 

Ata kanë servuar fjalën “liberal”, në mjediset që nuk e pranojnë lehtë komunizmin. Në fakt, e majta ekstreme nuk ka të bëjë asgjë me John Locke, John Stuart Mill e as Thomas Jefferson. 
Ata kanë arritur të mashtrojnë deri edhe hoxhallarët me idetë e tyre “liberale”. Si pasojë, imamët po shpërndajnë politikat e tyre edhe në xhami e shkolla fetare. Në fakt, programi i tyre as Zotin nuk e përmend, ndërsa fenë, neokomunistët e shohin sipas ideve të Leninit. 


Disa thënie për komunizmin e socializmin

Në mbyllje të pjesës së tretë të artikujve për neokomunizmin, po paraqes disa thënie të politikanëve të ndryshëm, për komunizmin dhe socializmin, për të cilat mbase do bëj një shkrim tjetër sqarues. Mos harroni: është e lehtë të jetosh si komunist në një vend të lirë, por provoni të jetoni i lirë në një vend komunist.


Si e përkufizoni një komunist? Si një njeri që lexon Marksin dhe Engelsin. Si e përkufizoni një antikomunist? Si një njeri që e kupton Marksin dhe Engelsin.” – Ronald Regan

“Mesa duket, gjëja më e rëndësishme tek Regan ishte anti-komunizmi i tij dhe reputacioni i tij ishte aftësia për të kuptuar se Bashkimi Sovjetik ishte një ‘perandori diabolike’.” – Mikhail Gorbachev

“Socializmi është feja e njerëzve kur humbasin fenë e tyre.” – Richard John Neuhaus

“Teoria e komunizmit mund të mblidhet në një fjali: Zhdukje e Pronës Private.” – Karl Marks

“Nuk mund të presim që të kërcejnë amerikanët nga kapitalizmi në komunizëm, por duhet të asistojmë udhëheqësit e zgjedhur të tyre, për t’u dhënë amerikanëve doza të vogla socializmi, derisa një ditë të zgjohen dhe ta gjejnë veten në komunizëm.” – Nikita Kruzshov

“Demokracia dhe socializmi nuk kanë asgjë të përbashkët, përveç një fjale: barazi. Por vëreni ndryshimin: teksa demokracia e kërkon barazinë tek liria, socializmi e kërkon barazinë në përmbajtje dhe në sevitutë.” – Alexis de Tocqueville

“I gjithë pushteti politik qëndron tek populli i çarmatosur.” – Moa Ce Dun

“Komunizmi ka ardhur gjithmonë në pushtet në vende të përçara nga lufta e brendshme dhe korrupsioni, ose nga të dyja.” – John F. Kennedy

“Problemi me socializmin është se qëndron në pushtet deri sa konsumon paratë që kanë krijuar njerëz të tjerë.” – Margaret Thatcher

“Socializmi është një fjalë e frikshme, bazuar në evidencat e dekadave. Socializmi, ai i ashtuquajturi pushtet publik. Socializmi, ai i ashtuquajturi siguri sociale. Socializmi, ai i ashtuquajturi suportues i çmimeve. Socializmi, ai i ashtuquajturi siguri bankare. Socializmi, ai i ashtuquajturi organizim i fuqisë punëtore në grupe të lira dhe të pavarura. Socializëm e ka emrin gjithçka e ashtuquajtur, gjoja në ndihmë të njerëzve.” – H.S. Truman

“Për të majtën shkruaj: Fashistët e së ardhmes do ta quajnë veten Antifashistë.” – Churchill