Mbi 150 punëtorë shëndetësorë shkarkohen pasi refuzuan të merrnin vaksinën antiCOVID

Mbi 150 punëtorë shëndetësorë shkarkohen pasi refuzuan të merrnin vaksinën antiCOVID

Mbi 150 punëtorë shëndetësorë të një spitali në Houston refuzuan të vaksinoheshin kundër COVID-19 por ky vendim u solli atyre shkarkimin nga spitali.

Kështu ka bërë të ditur një zëdhënës i spitalit, i cili tha se në mesin e 200 punëtorëve, 153 dhanë dorëheqje ose u shkarkuan.

Për këtë vendim pati pakënaqësi pasi infermierja Jennifer Bridges, tha se do ta dërgojë rastin deri në Gjykatën Supreme, pasi padia e saj u refuzua.

Madje gjykatësi u tha punëtorëve që u ankuan se mund të drejtohen në vende të tjera të punës, nëse nuk iu pëlqen kërkesa për t’u vaksinuar/Aleanca.press/