Luhatja e çmimeve, Britania e ka një ide për t’i mbrojtur konsumatorët

Luhatja e çmimeve, Britania e ka një ide për t’i mbrojtur konsumatorët

Rregullatori britanik i energjisë Ofgem ka thënë se e ka në plan ta rishikojë kufirin e faturave të konsumatorëve çdo tre muaj e jo dy herë në vit, në mënyrë që t’i përgjigjet në kohën e duhur luhatjeve të çmimeve të tregut.

Britania prezantoi një kufi çmimi në vitin 2019 për t’i parandaluar kompanitë që t’i mbingarkonin konsumatorët, por rritja e çmimeve në tregjet me shumicë pas rihapjes së ekonomisë globale për shkak të heqjes së bllokadës së lidhur me Covid-in dhe pushtimit rus të Ukrainës e detyroi ta rriste atë kufi, raprtojnë mediat në ishull.

Niveli i çmimeve në prill u rrit me 54 për qind krahasuar me të njëjtin muaj të vitit të kaluar dhe parashikohet të rritet sërish në tetor.

Ofgem tha se kalimi në një rishikim tremujor do të nënkuptonte që kufiri do të pasqyronte më mirë çmimet aktuale të tregut dhe konsumatorët do të përfitonin më shpejt nga një rënie e mundshme e çmimeve.

“Viti i kaluar ka treguar se ne duhet ta ndryshojmë kufirin e çmimeve në mënyrë që furnitorët të mund t’i menaxhojnë më mirë rreziqet në këto kushte të paprecedentë të tregut”, tha drejtori i Ofgem, Jonathan Brearley.

/Aleanca.press/