Ky është bonusi i madh që Conte do ta marrë nëse Tottenhami kualifikohet në Champions League

Ky është bonusi i madh që Conte do ta marrë nëse Tottenhami kualifikohet në Champions League

Antonio Conte ka bërë një punë të mirë te Tottenham Hotspur deri më tani, me klubin që gjendet shumë afër kualifikimit në Champions League.

Tottenhamit i duhet një pikë nga ndeshja e fundit e sezonit kundër Norwich City të dielën për të siguruar rikthimin e tyre në Ligën e Kampionëve, transmeton Gazeta Express.

Sipas Times, Conte është afër arritjes së një bonusi prej afër 3 milionë euro, (2.95 milionë saktësisht), nëse skuadra e tij siguron vendin e katërt.

Trajneri italian mori drejtimin e Tottenham Hotspur kur Spurs ishin në vendin e nëntë në nëntor.

Ai ka marrë 53 pikë nga 81 të mundshme dhe Tottenham kapërceu rivalët kryesorë Arsenal në vendin e katërt me fitoren e tyre ndaj Burnleyt të dielën.