Kuçi: Po punojmë që të zvogëlojmë efektet e pandemisë tek bizneset

Kuçi: Po punojmë që të zvogëlojmë efektet e pandemisë tek bizneset

Ministri i Ekonomisë dhe Ambientit, Blerim Kuçi bashkë me kryeministrin Hoti, sot kanë vizituar disa kompani të mëdha eksportuese “Eurometal” në Ferizaj, dhe “Ferronikeli” në Drenas.

Gjatë kësaj vizite janë deklaruar rreth ndihmës për sektorin privat nga Pakoja e rimëkëmbjes, duke treguar kështu për mbështetjen e qeverisë që do t’i jepet bizneseve private përmes politikave qeveritare.

I informuam për Pakon e Rimëkëmbjes Ekonomike, e cila po punohet nga Qeveria që bizneset të ruajnë kapacitetet e prodhimit dhe numrin e punëtorëve”, ka shkruar Kuçi.

Ai ka thënë se qeveria e Kosovës është duke punuar për zvogëlimin e efekteve të pandemisë tek bizneset.

“Ne do të punojmë që të zvogëlojmë edhe më tej efektin e pandemisë tek bizneset, edhe pse fatkeqësisht ato janë prekur jo pak”, është shprehur ai./aleanca.press/

Në krah të sektorit privat në kohë pandemie Bashkë me kryeministrin Hoti sot ishim në vizitë tek dy kompani të mëdha...

Posted by Blerim Kuçi on Saturday, 25 korrik 2020