Kryetari i Kamenicës: Po përballemi me gjendje alarmante nga zjarret

Kryetari i Kamenicës: Po përballemi me gjendje alarmante nga zjarret

Kryetari i Komunës së Kamenicës, Kadri Rahimaj, ka shkruar se komuna që ai drejton po përballet me gjendje alarmante shkaku një pjesë të madhe të pyejeve të cilët u kapluan nga zjarri.

Ai në llogarinë e tij në Facebook ka shkruar se ende nuk dihet shkaku dhe fajtori për këto zjarre.

Me zjarr nuk pastrohet, shkatërrohet! Në këto ditë Komuna e Kamenicës po përballet me një gjendje alarmante, nga numri i madh i zjarreve që kanë përfshirë një pjesë të madhe të pyjeve, për të cilat ende nuk dihet shkaku e as fajtori”, ka shkruar Rahimaj.

Tutje ai ka shtuar se deri më tani në Polici janë denoncuar gjashtë raste, teksa apeloi tek qytetarët që të kenë kujdes dhe të mos ndezin zjarre.

Lus qytetarët dhe pronarët e tokave, që mos të ndezin zjarre me tendencë pastrimi të tyre, sepse nuk ka asnjë efekt pozitiv as për tokën por as edhe për mjedisin. Problemi i zjarreve është sfidë edhe për insitutcionet përkatëse si dhe kapacitetet e pakta. Do të mundohemi të identifikojmë pronarët të cilët potencialisht kanë mundur ta bëjnë këtë, por edhe zjarre të tjera të pakontrolluara në hapësira të tjera. Deri më tani kemi gjashtë raste të denoncuara në polici. Lus qytetarët që të bëjnë kujdes, si dhe të lajmërojnë rastet e zjarreve tek organet kompetente”, tha ai./Aleanca.press/