Kosovarët mësyjnë bregdetin shqiptar, rreth 6,000 kalojnë pikën kufitare në Morinë

Kosovarët mësyjnë bregdetin shqiptar, rreth 6,000 kalojnë pikën kufitare në Morinë

Që në orët e para të mëngjesit  të sotëm, në pikën kufitare të Morinit ka patur fluks automjetesh që i drejtohen bregdetit shqiptar.

Udhëtarët shprehen se nuk kanë frikë nga virusi. Numri i shtetasve kosovarë që janë futur në këtë pikë është 6,000.

Policia Kufitare po punon me të gjitha kapacitetet dhe me procedura të përshpejtuara që udhëtarët mos të presin shumë në kufi.