Kosova me 1801 raste aktive me COVID-19/ Ja gjendja nëpër komuna

Kosova me 1801 raste aktive me COVID-19/ Ja gjendja nëpër komuna

Pas lehtësimit të masave, numri i të prekurëve me koronavirus ka vazhduar të ketë rritje në nivel vendi. Qeveria e Kosovës, ka vendosur disa masa, mes të cilave edhe orë policore në 4 komuna, për të zbutur sadopak trendin në rritje. 

Sipas raportimeve nga IKSHP, në vend janë 1801 raste aktive me koronavirus. 


Për shkak se raportimi në nivele komunash, për rastet e shëruara nuk po bëhët çdo ditë, në gjendjen që do të paraqitet më poshtë, shifrat mund të jenë më të mëdha se sa janë në realitet. 277 të shëruar, nuk ka informata zyrtare se nga cilat komuna vijnë.

Gjendja në komuna është me sa vijon:

Prin Prishtina me 815 raste aktive, ndërsa, komunat të cilat nuk kanë raste aktive janë: Juniku, Mitrovica e Veriut, Leposaviqi, Zveçani, Novobërda, Parteshi, Ranillugu dhe Shtërrpca.

E gjendja e komunave të tjera me koronavirus është kjo: Vushtrria 164 raste, Ferizaji dhe Mitrovica me nga 122 raste, Fushë Kosova me 108, Prizreni me 104.
Gjilani e Peja kanë mbi 80 raste aktive, ndërsa Gjakova ka 66, Vitia 57, Lipjani 54, Skenderaj 48 dhe Podujeva me 41 raste.

Me më pak raste janë: Drenasi 38, Rahoveci 36, Obiliqi 25, Suhareka 21, Istogu 20, Kamenica 14, Dragashi 13, Shtimja 10, Kaçaniku 8 raste. 

Koronavirusi është rikthyer në Deçan, ku janë 6 raste aktive, ndërsa me 5 raste janë Malisheva dhe Klina. Mamusha dhe Graçanica, kanë nga 4 raste, Kllokoti e Zubin Potoku kanë nga 2, ndërsa në Han të Elezit kemi 1 rast aktiv. 


IKSHP ka shtuar numrin e testeve ditore, e këtë javë pritet edhe licensimi i laboratorëve privat, në mënyrë që të shtohet sa më shumë numri i të testuarve. Testimet pritet të bëhen edhe në spitalet rajonale, sipas vendimit të Qeverisë. 

Aleanca.press ua sjell grafikën me komunat e Kosovës.