Kosova i rikthehet opsionit te gazit amerikan, reagon AAK: Kurti qenka mbushur mend, lajm i mirë

Kosova i rikthehet opsionit te gazit amerikan, reagon AAK: Kurti qenka mbushur mend, lajm i mirë

Aleanca  për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) përmes një komunikate për media ka mirëpritur gatishmërinë e qeverisë së Kosovës për të pranuar, pas dy viteve bllokadë, programin Compakt të aprovuar në qeverinë Haradinaj.

AAK ka thënë se kjo do të duhej të ndodhte menjëherë e jo pas presioneve të vazhdueshme që ia ka bërë kjo parti.

"Më në fund pas pothuaj dy vjet bllokadë, Albin Kurti qenka mbushur mend dhe paska vendosur ta pranojë programin Compact të aprovuar në kohën e Qeverisë së Ramush Haradinajt. Mirë do të ishte ta kishte pranuar menjëherë e jo pas presioneve të vazhdueshme që ia kemi bërë. Por më mirë vonë se kurrë", thuhet në komunikatën e AAK-së.

Komunikata e plotë:

Më në fund pas pothuaj dy vjet bllokadë, Albin Kurti qenka mbushur mend dhe paska vendosur ta pranojë programin Compact të aprovuar në kohën e Qeverisë së Ramush Haradinajt. Mirë do të ishte ta kishte pranuar menjëherë e jo pas presioneve të vazhdueshme që ia kemi bërë. Por më mirë vonë se kurrë. E pjesa tjeter sikur ky qenka një sukses i qeverisë së tij, nuk është gjë tjetër përpos fukarallëk. Ky është sukses i përbashkët i qeverisë amerikane dhe ish kryeministrit Haradinaj. Kjo jo për t'u lavdëruar apo për meritë, por veç për hirë të së vërtetës.